Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Qeveria po lufton fjalën e lirë, jo krimin



Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së forcave të policisë dhe ushtrisë në ambientet e News24, ku po konfiskohen pajisje të kompanisë me kamionë.

Në një postim në Facebook, Balliu thekson se “sikur qeveria të luftonte krimin siç po lufton News24, sot në Shqipëri nuk do kishte asnjë kriminel në rrugë”. Ai e ka cilësuar ndërhyrjen si “dhunë shtetërore të papranueshme”, duke theksuar se 230 familje janë lënë pa punë vetëm sepse televizioni ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

Sipas tij, qeveria, në vend që të luftojë kriminalitetin që ka pushtuar çdo qytet e institucion, ka shpallur luftë ndaj lirisë së fjalës. “Kur një qeveri vjen në pushtet nga mafia, është e pritshme që ajo të luftojë lirinë për të mbrojtur krimin,” shkruan Balliu.

Ai e mbyll reagimin duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë lirinë, të fituar me sakrifica të mëdha.