
Kryetari i partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj ka reaguar pas heqjes së sinjalit të transmetimit të News24, duke e quajtur këtë një veprim të qëllimshëm dhe të rrezikshëm për lirinë e medias.
“Nëse përcjell propagandën e pushtetit, përfiton tendera, koncesione, privilegje. Nëse jo, pushteti të shuan. Mbyllja e News24 nuk është rastësi, është një akt për t’u thënë të gjitha mediave: O nënshtroheni, o shuheni! Sot është News24, nesër mund të jetë kushdo!”, deklaroi Shehaj në një video mesazh.
Ai paralajmëroi se ky është një precedent i rrezikshëm që duhet të shqetësojë çdo media dhe qytetar.