Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet me magnitudë 2.7 ballë në Tetovë, pa raportime për dëme



Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në rajonin e Tetovës.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u shënuan rreth orës 16:14, 5 kilometra në jug-juglindje të qytetit të Tetovës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet lokale janë në monitorim të situatës.