Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet bashkëpunëtori i dyshuar i plagosjes në Fresk, autori ende në kërkim


Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Andi Gurra, 26 vjeç lidhur me plagosjen me armë që ndodhi më 2 gusht në Fresk. 26-vjeccari dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit kryesor, i cili ende është në kërkim.

Njoftimi:

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 gusht 2025, në zonën e Freskut, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Jurgen Abazi.

Në vijim të hetimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës bënë të mundur ndalimin në flagrancë të shtetasit Andi Gurra, 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i ngushtë i Klejvis Cakës (Lusha), autorit të dyshuar të plagosjes, i cili vijon të jetë në kërkim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e Klejvis Cakës, ndërkohë që po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.