Vendosni fjalën kyçe....

SHBA vendos tarifa 39% ndaj Zvicrës


Qeveria zvicerane ka reaguar me “keqardhje të madhe” ndaj vendimit të SHBA-së për vendosjen e tarifave 39% mbi importet nga Zvicra, pavarësisht përparimit në bisedimet dypalëshe dhe qëndrimit të saj “shumë konstruktiv”.

Tarifa e re, një nga më të lartat e njoftuara nga Shtëpia e Bardhë, përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin 31% të propozuar në prill.

Zvicra, një eksportuese kryesore në sektorin farmaceutik, realizoi mbi 88 miliardë dollarë tregti me SHBA-në vetëm gjatë vitit 2024.

Metalet e çmuara dhe orët luksoze përbëjnë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të eksporteve zvicerane drejt tregut amerikan.

Presidentja dhe ministrja e Financave, Karin Keller-Sutter, tha të enjten se nuk ka arritur një dakordësi gjatë një bisede telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se “deficiti tregtar mbetet ende një çështje kyçe”./CNN