Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 56-vjeçarit në Fier nga e bija, arrestohet edhe një 55-vjeçar


Një person është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama në Fier. 55-vjeçari çlirim Dogani, banues në Arapaj të Roskovecit, akuzohet se në bashkëpunim me vajzën e të ndjerit 26-vjeçaren Ermelinda Rama vranë dhe inskenuan si aksident, krimin.

Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi të bijën dhe bashkëshorten e viktimës,  Valbona Rama. Fillimisht nënë e bijë deklaruan në polici se ngjarja ishte aksidentale dhe se viktima ishte rrëzuar në banjo, por pas hetimeve u zbulu se Anesti Rama kishte shenja në fyt, në kokë dhe organet gjenitale.

Sipas dëshmitarëve që kanë dhënë deklaratë në media, nënë e bijë e dhunonin kryefamiljarin, e kishin nxjerrë në dhomë më vete, e linin pa ushqim dhe i merrnin lekët.

Sipas dëshmive të disa personave për e Report Tv në Fier, Kristaq Thano e Marsida Topi, vajza Ermalinda Rama 26 vjeç dhe bashkëshortja Valbona Rama, kishin prokurë për të tërhequr nga banka rrogën e viktimës, i cili punonte në një serë bujqësore.

Njoftimi

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj. Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares. Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.