Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi refuzon draft-marrëveshjen izraelite, ndërmjetësit e quajnë përgjigje “jo serioze”



Hamas nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për propozimin izraelit të paraqitur një javë më parë dhe, sipas burimeve izraelite, po kërkon kushte të reja për çështje tashmë të dakorduara, si dërgimi i ndihmës humanitare vetëm nëpërmjet OKB-së dhe lirimi i më shumë të burgosurve palestinezë, përcjell Jerusalem Post.

Ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti e quajtën reagimin e Hamasit “jo serioz” dhe kërkuan një përgjigje të re. SHBA po rrit presionin për të arritur një marrëveshje armëpushimi 60-ditor dhe lirimin e pengjeve.