Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në pyjet e Mamëzit të Kukësit, tymi mbulon qytetin


Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe ndotjen e ajrit. Era po ndihmon përhapjen e zjarrit, ndërsa retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar punonjës të shërbimeve zjarrfikëse, të pyjeve dhe banorë të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore dhe pompa shpine, pasi automjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të futen në zonë.

Autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Ende nuk raportohet për të lënduar apo për dëme në banesa.