
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një lokal.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur tre gra, mes tyre edhe pronarja e lokalit, F.B., e cila ndodhej përpara lokalit në momentin e ngjarjes. Dy gra të tjera që ndodheshin në një tavolinë aty pranë kanë pësuar gjithashtu lëndime. Të tria janë transportuar menjëherë në Spitalin e Pukës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit, F.R., është shoqëruar nga policia, ndërsa dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi kur doli nga kontrolli. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.