
Pas dy letrave drejtuar kreut të KQZ-së Celibashi për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni parazgjedhor me Shabanin e Nisma Thurje, kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, ka dalë në konferencë shtypi sot.
Ai ka ftuar dikur aleatin e tij, me të cilin është kacafytur keqazi ditët e fundit, që mandati i vetëm i fituar në zgjedhjet e 11 majit t’I kalojë gruas më të votuar të koalicionit, Greta Ambeli.
Sipas tij, ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur.
Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte Greta Ambelit, gruas më të votuar të koalicionit në Tiranë.
“Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej. Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen. Të vijmë bashkë dhe të japim dorëheqjen, që mandati t’i kalojë më të votuarës së listës, zonjës Greta Ambeli. Zoti Shabani kërkon që mandati të shkojë tek ai, jo tek më e votuara e ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo nuk është ajo për të cilën i kërkuam besimin qytetarëve. Ne kërkojmë të mos njihen dorëheqjet. Ata mund të jenë bërë pjesë e shantazheve dhe kjo duhet ndaluar. Ne duhet të luftojmë që ato dorëheqje të pranohen, ne nuk luftuam për dajot e zotit Shabanit dhe as për dajot e tjerë. Çfarë të bëjmë tano, t’ia lëmë dajo Zeqirit të zotit Shabani që ta çojë te Rama? Vota duhet të shkojë atje për ku është hedhur, 64 mijë vota, për kandidatët e listës së hapur. Se ku do shkojë mandati do e shohim nesër kur të vendosë KQZ-ja. Ne nuk e kemi problemin me njerëzit e Nismës Thurrje, por me ata që kanë qasje ndryshe. Zoti Shabani kandidoi në Tiranë, donim të merrte sa më shumë vota, nuk i ka marrë, problemi i vet”, tha Lapaj.