Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret përfshijnë Belshin për 9 orë, mbi 40 hektarë tokë të djegura



Dy vatra të fuqishme zjarri përfshinë për rreth 9 orë zona të gjera në Bashkinë Belsh dhe Njësinë Administrative Rrasë, duke kërcënuar banesa, ullishte dhe sipërfaqe të mbjella. Rreth 40 hektarë tokë u dogjën, përfshirë ullinj shumëvjeçarë me vlerë për ekonominë vendase.

Mbi 100 forca nga disa bashki, ushtria dhe shërbime të emergjencës u angazhuan në operacionin e shuarjes, i cili u ndihmua edhe nga dy helikopterë. Kryebashkiaku falënderoi forcat për ndërhyrjen vendimtare që shmangu një katastrofë të mundshme.