Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lezhë, automjeti përplas këmbësorin pranë një marketi


Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Gurra”, ku një automjet tip Golf ka përplasur një shtetas që po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po tentonte të kalonte rrugën kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka vënë re në kohë këmbësorin, çka ka sjellë përplasjen.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.