
Presidentja e Kosovës Osmani ka paralajmëruar deputetët se nëse edhe këtë fundjavë nuk do jenë në gjendje ta konstituojnë Kuvendin, atëherë do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam e bindur që sikurse për çdo afat tjetër edhe për këtë afat në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike…Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione atëherë në fillim të javës ne do t’i drejtohemi Gjykatës”, tha Osmani.
Ajo ka thënë se i ka takuar krerët e partive politike, por ka thënë se roli i saj nuk është që të negociojë koalicione për krijim të institucioneve.
Deputetët të enjten kanë dështuar për të 48-tën herë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.