
Sportisti i garave ekstreme Felix Baumgartner është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti me parashutë në Itali.
Sportisti austriak, 56 vjeç, thuhet se humbi kontrollin të enjten rreth orës 16:00 në Porto Sant’Elpidio, Marche. Media lokale italiane raportoi se ai u rrëzua në pishinën e një kompleksi hoteli pasi u ndje keq para se të ngrihej. Një grua mbeti gjithashtu e plagosur në incident pasi u godit nga Baumgartner ndërsa ai ra në tokë, shkruan Daily Mail.
Gjendja e saj nuk është serioze, sipas raporteve fillestare. Informacionet paraprake sugjerojnë gjithashtu se Baumgartner ishte tashmë i vdekur kur ndodhi përplasja. Pak para vdekjes së tij, ylli i sportit postoi një video në rrjetet e tij sociale së bashku me mbishkrimin: “Shumë erë”. Në të tregohej ai duke fluturuar mbi një fushë, plotësisht i pavetëdijshëm për tragjedinë që do ndodhte.
Ai u bë i famshëm në vitin 2012 me një kërcim nga stratosfera në të cilin vendosi tre rekorde botërore.
Baumgartner i habiti të gjithë pasi u hodh nga skaji i hapësirës, i veshur vetëm me një kostum special e një parashutë dhe nerva çeliku.
Ai ra i lirë në Tokë pas më shumë se katër minuta, gjatë së cilës kohë arriti shpejtësi marramendëse prej 1300 kilometra në orë dhe theu barrierën e zërit, përpara se të hapte parashutën e tij dhe të zbriste në mënyrë të sigurt poshtë për të ulur në New Mexico.