
Dy persona janë arrestuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz të Matit. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri (alias Hoxhaj) dhe Fatjon Bushgjoka, përkatësisht në Tropojë dhe në Tiranë, ndërsa në kërkim janë shpallur Kristi (Kristë) dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Hetimet zbuluan se Çakrri kishte marrë me qira dy automjete në Rinas, një Range Rover dhe një Honday, që u përdorën në krim, raporton BW. Ai u identifikua falë kamerave të sigurisë dhe GPS-it të makinës, e cila kishte ndjekur të njëjtën trajektore me viktimën. Çakrri rezulton me precedentë penalë dhe i njohur për mashtrime të mëparshme.