
Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Musli Aslani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, si pjesë e operacionit të koduar “Operacionalja 54”.
Aslani ishte i kërkuar nga autoritetet austriake, konkretisht nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, për disa vepra të rënda penale, përfshirë:
Trafikim droge
Kërcënim i rrezikshëm
Zhvatje e rënduar
Plagosje
Këto krime, sipas Kodit Penal të Austrisë, parashikojnë dënim deri në 20 vite burgim.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, autoritetet shqiptare i gjetën dhe sekuestruan një sasi të lëndës narkotike të dyshuar si kanabis.
Policia e Shtetit bën me dije se Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse austriake.