Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu në Itali: Diskutime për zhvillimet në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë në këto zhvillime


Kryetari i Partisë Republikane dhe aleat në koalicionin “PD-ASHM”, Fatmir Mediu,  mori pjesë në konferencën e organizuar nga grupimi ECR (Konservatorët Europianë) në Napoli, Itali, me fokus te gjeopolitika dhe roli i Mesdheut.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu tha se pati mundësinë të fliste për zhvillimet në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë në këto zhvillime, si dhe të takonte figura të rëndësishme të politikës italiane dhe europiane, përfshirë ish-kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraweicki dhe zyrtarë të lartë të ECR dhe Parlamentit Europian.

“Napoli, Italy: Konferenca e ECR (Konservatorët Europian) për gjeopolitikën si dhe rolin e Mesdheut në këto zhvillime.

Përvec mundësisë për të folur për zhvillimet në Ballkan dhe roli e tij dhe Shqipërisë në këto zhvillime, ishte kënaqësi të takoja dhe bisedoja me personalitete të qeverisë dhe politikës Italiane Ministrin për mardhëniet me parlamentin Luco Ciriani, Kryetarin e ECR ish Kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraweicki, zv Kryetarin e Parlamentit Europian Roberts Zile, Z/Kryetarin e Konservatorëve Carëo Fidanza, Sekretarin ePërgjithshsëm Antonio Giordano, Caush Ahra nga SHBA ish funksionar i lartë i NSC në Administratën e Trump Caush Ahra ekspert i cështjeve të sigurisë dhe ekonomisë.”