
Përdorimi në rritje i energjisë elektrike nga kompanitë e mëdha teknologjike, të cilat po investojnë në inteligjencën artificiale, duhet të frenohet nga qeveritë në mënyrë që të ruhen furnizime të qëndrueshme me energji, paralajmëroi kreu i prodhuesit më të madh të transformatorëve në botë.
Andreas Schierenbeck, drejtor ekzekutiv i Hitachi Energy, i tha Financial Times në një intervistë se asnjë industri tjetër nuk do lejohej të përdorte energjinë aq të paqëndrueshme sa sektori i IA-së.
Rritjet e mëdha të kërkesës për energji në qendrat e të dhënave që programojnë modelet e IA-së, së bashku me një furnizim të paqëndrueshëm me energji të rinovueshme, nënkupton se po bëhet gjithnjë e më e vështirëv të mbahen dritave ndezur, tha ai.
“Qendrat e të dhënave të IA-së janë shumë, shumë të ndryshme nga këto qendra të të dhënave të zyrave sepse ato me të vërtetë rriten”, tha ai.
“Nëse e nisni algoritmin tuaj të IA-së për të mësuar dhe u jepni atyre të dhëna për t’i përpunuar, ato arrijnë kulmin brenda sekondave dhe po shpenzojnë deri në 10 herë më shumë energji sesa kanë përdorur normalisht. Asnjë përdorues nga pikëpamja e industrisë nuk do lejohej të kishte këtë lloj sjelljeje.”, shtoi ai, ndërsa mbështeti që qendrat e të dhënave të kenë rregulla të ngjashme të zbatuara nga qeveritë.
Shumë nga shqetësimet në lidhje me qendrat e të dhënave të IA-së janë përqendruar në vëllimin e madh të energjisë që ato konsumojnë, por Schierenbeck, i cili dikur drejtonte grupin gjerman të energjisë Uniper, është një nga të parët që ngriti alarmin në lidhje me majat dhe uljet e mëdha të kërkesës të shkaktuara nga algoritmet e IA-së.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që konsumi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave do dyfishohet në 945 terrawatt/orë deri në vitin 2030, më shumë se energjia që përdor sot e gjithë Japonia. Irlanda dhe Holanda tashmë kanë kufizuar zhvillimin e qendrave të reja të të dhënave për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin e tyre në rrjetin elektrik.
Analistët në Rystad Energy, një grup këshillues me seli në Oslo, kanë argumentuar se kërkesat për energji të IA-së mund të ndihmojnë në stabilizimin e rrjeteve për sa kohë që kompanitë e teknologjisë vendosin një limit maksimal të energjisë për përpunimin.