
Sot po zhvillohet seanca e fundit plenare e legjislaturës së 10-të në Kuvend. Edhe pse deputetët do të mbajnë mandatin deri në shtator, kjo është seanca e fundit me fuqi për të miratuar ligje.
Seanca nisi me tensione, pasi deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të ngritur shqetësimin mbi zjarrin në landfillin e mbetjeve në Elbasan, por kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi, duke argumentuar se nuk ishte çështje për procedurë.
Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.
Spiropali: Mos abuzo me procedurën.