
Një grua ka humbur jetën ndërsa tre njerëz të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur në Fushë Krujë pak çaste më parë.
Dy makina Mercedes janë përplasur pranë Borizanës e për pasojë ka gjetur vdekjen Bedrie Saja, e cila udhëtonte në mjetin e drejtuar nga Idriz Saja ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga Malvina Kani.
E plagosur ka mbetur gjithashtu Lindita Saja.