Vendosni fjalën kyçe....

“Demokratët e republikanët s’na përfaqësojnë më” – Musk sulmon Trump-in e bën paralajmërimin e fortë


Pas postimit një ditë më parë se SHBA-së i duhet një parti e re politike që të përfaqësojë qytetarët, sidomos shtresën e mesme të tyre, duket se kreu i Tesla-s dhe X, Elon Musk, e ka seriozisht themelimin e një të tille.

Ai ka publikuar rezultatet e një sondazhi të çelur më 5 qershor, sipas të cilit 80 për qind e pjesëmarrësve në të kanë votuar për një parti të re.

Musk ka paralamjëruar gjithashtu se nëse kalon projektligji i shpenzimeve, atëherë do themelojë forcën e re politike që do e emërtojë “Partia Amerikane”.

“Nëse ky projekligj i çmendur kalon, atëherë ditën e nesërme do themelohet Partia Amerikane. Vendi ynë ka nevojë për një alternativë ndaj njëpartishmërisë Demokratë-Republikanë në mënyrë që njerëzit të kenë zërin e tyre.” – shkruan Musk në X.

Ai paralajmëron se SHBA-ja po falimenton me shpejtësi ndërkohë që askush nuk duket i vetëdijshëm për atë që po ndodh teksa bën thirrje për ulje të menjëhershme të shpenzimeve.

“SHBA-ja po falimenton me shpejtësi po asksush nuk po e vë ujin në zjarr për këtë. Buxheti i Departamentit të Mbrojtjes është 1 trilion dollarë në vit. Pagesat e interesit për borxhin kombëtar sapo e tejkaluan buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes. Ato janë mbi 1 trilion dollarë në vit, vetëm në interes dhe në rritje. Ne duhet të ulim shpenzimet.” – shkruan ai.

Në disa pastime të tjera në X ai nuk ka ngurruar të sulmojë presidentin Trump dhe administratën e tij, teksa paralajmëron të gjithë anëtarët e Kongresit qe do votojnë për projektligjin e shpenzimeve se do i humbin primaret e ardhshme dhe ai do përfshihet personalisht që kjo të ndodhë.

Pak javë më parë, Elon Musk sulmoi keqazi presidentin amerikan duke thënë se emri i tij dilte në Dosjet Epstein dhe kjo ishte arsyeja pse ato nuk ishin bërë ende publike pavarësisht premtimeve të Kryeprokurores Pam Bondi e shefit të FBI-së Patel.

Pas kësaj presidenti amerikan Trump u kundërpërgjigj ashpër duke shkruar se sulmi i Musk vinte pasi ai kishte humbur kontrata të majme federale për makinat Tesla e shërbime të tjera të ofruara nga kompanitë e Musk, si SpaceX.

Ditë më vonë, Musk u tërhoq nga sulmet duke thënë se ato kishin qenë të tepruara mergjithatë vijoi të kritikojë projektligjimin e shpenzimeve të prezantuar nga Trump, duke pretenduar se ai do “varroste” ekonominë amerikane.

Musk ishte një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Trump. Ai bëri fushatë për presidentin dhe më pas u emërua kreu i DOGE, departamenti për uljen e shpenzimeve qeveritare. Nën drejtimin e tij administrate amerikane çmontoi USAID-it dhe programe të tjera por pas përfundimit të mandatit, Musk u tërhoq.