
Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Hoshtimë të Vlorës. Flakët kanë djegur varrezat e fshatit dhe ullishtet si deu janë afruar shtëpive duke detyruar largimin e banorëve. Në vend kanë shkuar dy zjarrfikëse ndërsa për të ndihmuar në kontrollin e flakëve është nisur edhe një helikopter.
Në Kuçovë, një pus nafte është përfshirë nga flakët, por u fik në kohë.
Zjarri ka përfshirë gjithashtu tregun e hapur në zonën e ish-hekurudhës në Durrës. Si pasojë e zjarrit është bllokuar përkohësisht lëvizja e makinave në rrugën “Pavarësia” në plazh.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar katër makina zjarrfikëse.