
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e Sektorit Rinia në Durrës.
Sipas policisë, viktima është gjetur në det pa shenja jete dhe dyshohet se është mbytur.
Ndërkohë sipas denoncimeve të disa qytetarëve në vendin e ngjarjes, të publikuara nga JOQ, ambulanca ka shkrua me një orë vonesë në vendin e ngjarjes dhe qytetarët janë përpjekur t’i japin viktimës ndihmën e parë për shumë minuta.
Ata kanë pohuar gjithashtu se plazhi nuk ka roje bregdetare.
Njoftimi
“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”