Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Trump lë të kuptohet se një tjetër pjesëtar i familjes mund të kandidojë për president


Eric Trump ka lënë të hapur mundësinë që ai ose një tjetër anëtar i familjes Trump të kandidojë për president pas përfundimit të mandatit të dytë të Donald Trump. Ai u shpreh se rruga drejt Shtëpisë së Bardhë do të ishte “e lehtë”, nëse do të vendoste të ndiqte politikën.

“Pyetja është nëse do të doja që fëmijët e mi të kalonin çfarë kam kaluar unë. Nëse po, mendoj se mund ta bëja shumë mirë,” tha ai, duke shtuar se edhe pjesëtarë të tjerë të familjes mund të kandidojnë.

Edhe pse ka qëndruar larg politikës në krahasim me vëllain Donald Jr. dhe motrën Ivanka, Eric thotë se ka qenë i zhgënjyer nga shumë politikanë dhe beson se do ta bënte më mirë punën, përcjell Guardian.

Ai gjithashtu mohoi akuzat se familja ka përfituar nga presidenca, duke thënë se kostoja financiare dhe personale ka qenë shumë e lartë: “Do të kishim më shumë para po të mos kishte kandiduar babai im,” u shpreh ai, duke shtuar se kanë shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për t’u mbrojtur nga “akuza të rreme”.

Vlera e kompanisë Trump Media, sipas tij, arrin në 2 miliardë dollarë, ndërsa Organizata Trump vlerësohet mes 8 dhe 12 miliardë dollarë.