Vendosni fjalën kyçe....

Ankimet e PD për 11 majin/ Kolegji Zgjedhor shtyn më datë 26 qershor Vlorën, do shqyrtohen edhe Berati, Dibra dhe Shkodra


Në Kolegjin Zgjedhor shqyrtohen sot ankimet e PD për 4 qarqet e tjera, e cila kërkon shpalljen e rezultatit të 11 majit të pavlefshëm. Seanca për qarkun e Vlorës u shty më datë 26 qershor ora 08:30.

Ndërkohë, po shqyrtohet Berati dhe më pas do të vijohet me Dibrën dhe Shkodrën.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin në 4 qarqe, Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, duke rrëzuar ankimin e PD.