
Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj tha mbremjen e sotme se forca politike që drejton nuk bëri llogaritje mandatesh, në të kundërt do ishte futur në koalicion me PD-në dhe sot do kishte marrë 5-6 mandate.
“Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.
Nuk e kam vendosur ende nëse do bëhem deputet/ po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim. Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.” – tha Lapaj.