Vendosni fjalën kyçe....

Kina ‘përmbyt’ Brazilin me makina elektrike të lira


Anija më e madhe në botë për transport makinash – e ndërtuar nga kompania kineze BYD në Shenzhen – mbërriti në fund të muajit të kaluar në portin Itajai të Brazilit, duke përfunduar udhëtimin e saj të parë drejt Amerikës Latine.

Me një kapacitet që mund të mbajë makina në sipërfaqen e 20 fushave futbolli, mbërritja e saj përfaqëson një moment historik në eksportet kineze të automjeteve elektrike (EV), sipas Reuters.

Por, kjo mbërritje nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë.

Brazili është kthyer në një ndër tregjet më të mëdha për eksportet kineze të automjeteve elektrike, sipas të dhënave të transportit.

Ky fluks i shpejtë i makinave kineze me çmime të ulëta ka shkaktuar shqetësim të madh tek industrisë vendase të automobilëve në Brazil, e cila po kërkon masa mbrojtëse.

Grupet industriale braziliane po i bëjnë thirrje qeverisë të rrisë tarifat për të mbrojtur prodhuesit vendas, të cilët rrezikojnë të dëmtohen nga konkurrenca me çmime agresive nga Kina.

Në përpjekje për të zbutur tensionet dhe për të fituar përkrahje politike, disa prodhues kinezë të automjeteve – përfshirë BYD – kanë premtuar ndërtimin e fabrikave në territorin brazilian. Kjo mund të jetë një strategji për të ulur presionin ndaj autoriteteve vendase dhe për të siguruar një praninë më të qëndrueshme në treg.

Sipas analizave të sektorit, suksesi i eksportuesve kinezë në Brazil mund të shërbejë si një test i rëndësishëm për aftësinë e tyre për të fituar pjesë tregu në vendet e Amerikës Latine – dhe për të përballuar rezistencën nga industritë vendase.