
Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe pritet të zhvillojnë një takim në Gjenevë me homologun e tyre iranian për të diskutuar çështjen bërthamore, përcjell YNetNews.
Sipas burimeve diplomatike, takimi do të zhvillohet në dy faza: fillimisht, ministrat evropianë do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e më pas do të mbahet një takim i përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.
Bisedimet vijnë në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme dhe në vijim të shqetësimeve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit dhe përshkallëzimin e situatës ushtarake në rajon.
Nuk janë dhënë ende detaje mbi axhendën e plotë apo objektivat konkrete të takimit, por pritet që palët të diskutojnë rritjen e transparencës bërthamore, çështjet e sigurisë dhe mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave ndërkombëtare.