Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasjeje në Kukës


Sorel Cenaj, 25 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasjeje në vitin 2023 në Kukës, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri. Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë një person në një lokal në lagjen nr. 5, duke e goditur me mjet prerës. 

Njoftimi:

“Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:

S.C., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.”