Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt



Gjykata e Apelit pranë GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron e vendosur më herët mbi pasuritë e ish zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili vijon të jetë në arrati. Vendimi vjen pas ankimimit të bërë nga avokatët e tij, por Apeli ka konfirmuar masat e sigurisë pasurore të vendosura nga shkalla e parë.

Sipas vendimit të datës 14 qershor 2025, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara ka miratuar urdhrin nr. 296, datë 17 korrik 2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Masa përfshin:

  • Një apartament me sipërfaqe 167 m² në pronësi të Ahmetajt
  • Një llogari bankare me shumën 8.620,68 euro
  • Një depozitë me shumën 115.692,84 euro

Çështja ishte rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila më herët kishte konstatuar shkelje proceduriale dhe cenim të së drejtës së pronës.