Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr me përmasa të mëdha përfshin pikën e skrapit në Kavajë



Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në një zonë industriale të Kavajës. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë shoqëruar me tym të dendur dhe panik në zonë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat kanë arritur të vënë situatën nën kontroll dhe po punojnë për të shmangur rindezjen e zjarrit. Dëshmitarë nga zona kanë raportuar se paraprakisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, që mund të ketë qenë një shpërthim i brendshëm.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe do të kryejnë vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara në objekt dhe zonën përreth.