Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëri-Serbi: Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Botërorit


Shqipëria dhe Serbia përballen sonte në “Arenën Kombëtare” në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv në këtë sfidë me rëndësi për ecurinë në grup.

Pak para nisjes së ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare. Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojković kanë zgjedhur të hedhin në fushë lojtarët kryesorë që nga minuta e parë.

Formacioni i Shqipërisë:
Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

Formacioni i Serbisë:
Petrovic; Pavlovic, Milenkovic, Erakovic; Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic; Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në një atmosferë të veçantë për shkak të historikut mes dy vendeve, por vëmendja është e përqendruar te aspekti sportiv dhe renditja në grup.