
Presidenti amerikan Trump, nënshkroi të mërkurën një vendim që u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ky veprim ishte i nevojshëm për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë.
Direktiva është pjesë e një masash të ashpra kundër emigracionit që Trump nisi këtë vit në fillim të mandatit të tij të dytë.
Vendet e prekura nga ndalimi i fundit i udhëtimit janë Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongoja, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, shkruan Reuters.
Hyrja e personave nga shtatë vende të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela – do kufizohet pjesërisht.
“Ne nuk do lejojmë që njerëzit të hyjnë në vendin tonë që dëshirojnë të na bëjnë keq”, tha Trump në një video të postuar në X. Ai tha se lista mund të rishikohet dhe mund të shtohen vende të reja.
Shpallja hyn në fuqi më 9 qershor 2025 dhe vizat e lëshuara para kësaj date nuk do anulohen, tha urdhri.