Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkoi rivotim në Kukës, KAS rrëzon kërkesën


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike-ASHM për pavlefshmëri dhe rivotim në qarkun e Kukësit, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kjo ishte kërkesa e parë që u shqyrtua për pavlefshmëri në këtë proces zgjedhor.

PD pretendonte se rezultati përfundimtar ishte i cenuar nga parregullsi dhe kërkonte përsëritjen e votimit. Por pas analizimit të fakteve dhe pretendimeve, përfaqësuesit e KAS theksuan se nuk u gjetën prova të mjaftueshme që të justifikonin pavlefshmërinë e votimeve apo rivotimin në këtë qark.

Në përfundim të seancës, KAS vendosi ta rrëzojë ankesën, duke lënë në fuqi rezultatin përfundimtar: Partia Demokratike-ASHM me 2 mandate dhe Partia Socialiste me 1 mandat në Kukës.