Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi në GJKKO për Bardh Spahinë, ish-drejtori i Ujësjellësit Shkodër: U shkarkova pa vendim asambleje


Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme kundër ish-kryetarit të Bashkisë, Bardh Spahia. Molla, njëherazi kallëzuesi i çështjes, deklaroi se ishte larguar në mënyrë të paligjshme nga detyra, në kundërshtim me tre vendime gjyqësore.

Ai tha se nuk ishte njoftuar apo ftuar në asnjë mbledhje për vendimin e shkarkimit dhe se pas urdhrit të tretë të largimit, zyra e tij u thye nga një komision bashkiak. Sipas Mollës, komisioni ishte miratuar vetëm një ditë pas ndërhyrjes.

“Gjatë vitit 2022 kam qenë administrator tek ujësjellësi. Kam bërë detyrën mirë. Ujësjellësi ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri. Ka pasur 0 fonde.

Kam bërë kallëzim penal se ish-kryebashkiaka në detyrë më ka emëruar tre vjet më parë. I jam drejtuar Prokurorisë Shkodër, se jam njohur me shkresa zyrtare dhe jam njohur si njeri pa vlerë.

Unë nuk jam lejuar me hyrë në ujësjellës. Kryetari ka shpërdoruar detyrën me largimin  nga puna të menjëhershëm pa asnjë qortim, as vërejtje dhe pa vendim asambleje.”, thotë Molla.

Gjithashtu, Molla pohoi se Spahia kufizoi aksesin në institucion vetëm për 62 nga 320 punonjës.