
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe bashkëpunëtorin e tij Valter Begaj. Ata kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Berberi, i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, u arrestua më 16 mars 2024 bashkë me Valter Begajn dhe Ervis Lamin.
Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave në këto ente publike. Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.
Së bashku me Berberin u vendosën në pranga dy javë më parë edhe Valter Begaj, pronari komanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.
Më 29 mars 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak Valter Begaj dhe administrator Ervis Lamen, shoqëri e kontrolluar prej Berberit. Por ashtu, janë sekuestruar pasuritë e blera nga kjo shoqëri, pesë ngastra toke të llojit “arë” në Mangull të Tiranës me sipërfaqe totale 34 mijë e 235 m2. Në njoftim sqarohet se “sekuestro preventive” është vendosur vetëm mbi pjesët takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 7 automjete.