Vendosni fjalën kyçe....

Fituesi i lotarisë në Kanada gjendet i vdekur në rrethana misterioze


Është ndarë nga jeta në rrethana misterioze, një burrë nga Kanadaja, 41 vjeç, i cili kishte fituar një llotari dy vite më parë. Lajmi është dhënë nga familjarët e tij.

Michael Gebru, 41 vjeç, nga Ontario fitoi lotarinë 10.7 milion dollarë në vitin 2017.

Pasi fitoi lotarinë, Gebru i cili ishte me origjinë nga Etiopia, bëri udhëtime të shpeshta midis Torontos dhe Afrikës Lindore, me shpresën se do të përdorte pasurinë e tij, për të bërë një ndryshim pozitiv në atdheun e tij. Kështu tha kushërira e tij, Sosuna Asefaw, për CBC News.

Familja dëgjoi se ai u vra të shtunën, por akuzuan autoritetet lokale, se kanë dhënë pak informacion. Për këtë arsye ata kanë kërkuar ndihmë nga ambasada kanadeze në Etiopi.

“Të gjithë e dinin se kush ishte ai në Toronto dhe të gjithë e dinin se kush ishte ai në shtëpi, sepse është një gjë e madhe. Ai nuk u rrit me shumë gjëra.”, thotë Asefaw.

Gebru fitoi llotarinë në 2017 pasi ishte pushuar nga puna në një fabrikë montimi. Ai mendoi se fitoi vetëm rreth 14 dollarë kur kontrolloi për herë të parë biletën e tij.

“Unë kam thënë gjithmonë se nëse fitoja llotarinë, do t’i ndihmoja njerëzit në nevojë”, tha ai për CBC News në atë kohë.

Sipas kushërirës së tij, Gebru i qëndroi deri në fund atyre fjalëve. “Duke u kthyer në shtëpi, ai thjesht dëshironte të bënte më shumë për vendin tonë”, tha Asefaw.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *