Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon SPAK: Altin Dumani bëhet “Altin Troplini”, mbajti për 22 ditë fletë arrestet, bashkëpunëtor i tyre


Pas paraqitjes për masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha sulmoi ashpër SPAK-un, duke e cilësuar “seksion të kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë”.

Ai akuzoi Altin Dumanin për bashkëpunim me këtë kartel, duke propozuar t’i ndryshohet mbiemri në “Altin Troplini”.

Berisha tha se Dumani mbajti 22 ditë pezull vendimin e gjykatës për arrestimin e bosëve të kartelit, duke lejuar që ata të vazhdojnë kontrollin e portit të Durrësit dhe trafikut të kokainës.

Ai denoncoi korrupsionin dhe lidhjet e forta mes SPAK-ut dhe krimit të organizuar.

“Kjo zyrë shteti që paguhet, rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e vecantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelë, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj edhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore se ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Evropës mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Troplinit, e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave sepse në fakt quhet ky kartel droge. Jo vetëm e mbajti 22 ditë por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre çdo metër katror të protit të Durrësit dhe trafikut të kokainës. Ndaj edhe i lashë këtë shënim me mbajtjen për 22 ditë të fletë arrrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh të drogës, të Troplinit. Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemin e tij nga Dumani në Troplini.”, tha Berisha.