
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Pogradecit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të tre mjetet, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve në zonë është vështirësuar për shkak të mjeteve të dëmtuara që ndodhen ende në rrugë.