
Partia e Lirisë ka reaguar ndaj raportit të fundit të Bankës Botërore, duke akuzuar qeverinë se ka braktisur shumicën e qytetarëve shqiptarë dhe se po thellon pabarazinë sociale.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, deklaroi se varfëria në Shqipëri është realitet i përditshëm dhe jo thjesht një statistikë. Ajo theksoi se vendi renditet ndër më të varfrat në Ballkanin Perëndimor, me të ardhura shumë më poshtë standardit global të mirëqenies, dhe se përmirësimi i situatës kërkon trefishim të të ardhurave.
Sipas saj, në vend të mbështetjes për shtresat në nevojë, qeveria shpenzon miliona euro për projekte luksi dhe fasada, duke favorizuar një pakicë të pasur dhe duke lënë qindra familje pa energji, ushqim apo perspektivë.
Partia e Lirisë bën thirrje për reagim urgjent nga institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët për të ndalur këtë gjendje që po nxit emigracionin dhe po e shtyn një pjesë të madhe të popullsisë drejt mjerimit.