Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg niset me anije drejt Gazas “për të çarë rrethimin” (Video)


Aktivistja e një sërë çështjesh, Greta Thunberg dhe një grup personash të tjerë janë nisur me një anije nga Italia drejt Gazës për të thyer rrethimin atje.

Siç bëri me dije njëri nga personat në bordin e anijes që do thyejë rrethimin, ata do udhëtojnë për dy ditë për të çuar ndihma, për të çelur një korridor për ndihmën humanitare dhe për të çuar mesazhin se nuk do heshtin derisa palestinezët të jenë të lirë.

Thunberg shfaqet në fillim të videos së postuar nga faqja “Open Source Intel” në X.

Ajo ka protestuar prej vitesh, fillimisht kundër ndryshimeve klimatike e më pas edhe për disa çështje të tjera.

Thunberg është bërë e famshme për shprehjen “How dare you” (Si guxoni) në fjalimin e saj në OKB kundër ndryshimeve klimatike në shtator 2019.

“Këtë të premte, 30 maj 2025 dhe me “Madleen” sapo kemi nisur udhëtimin për të thyer rrethimin e Gazës. Ne po lundrojmë nga Augusta drejt Katanias, ku kemi festën e fundit para nisjes. Për dy ditët në vijim, të premte, të shtunë e të diel në po lundrojmë drejt Gazës për të thyer rrethimin dhe për t’u çuar njerëzve ndihma. Është shumë e rëndësishme t’u kërkojmë të gjitha qeverive të na lënë të kalojmë me “Madleen”. 12 njerëz janë në bordin e anijes për të thyer rrethimin dhe për të çelur një korridor ndihme për njerëzit e Gazës dhe për të çuar mesazhin se nuk e pranojmë gjenocidin dhe spastrimin etnik dhe nuk do heshtim përballë sfidës më të madhe të brezit tonë. Ne kemi marrë pjesë së bashku në të gjitha demonstratat e tjera, BDS, Working Arms Factories, jemi në solidaritet me palestinezët dhe nuk do ndalemi derisa palestinezët të jenë të lirë.”