Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Krujë


Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kultivuar 136 bimë narkotike në fshatin Rranxë të Krujës.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu se vazhdojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e të arrestuarit.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje policia sekuestroi  me cilësinë e provës materiale, automjetin e shtetasit S. H (i arrestuari)  dhe automjetin e  bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.

 

Njoftimi i policisë

Krujë/Vijon plani policor i posaçëm, i koduar “Koordinata”, për nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

U identifikua dje, si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.

Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.