
Nga Dhimitër Mosko
Për herë të parë në historinë e Shqypnis erdhi para dy-tre javësh, në mos gaboj, mbreti i Jordanis. Kaloi pak si në heshtje.
Arsyen e kësaj vizite e di vetëm Mjeshtri ynë, që deklaron se preferon më mirë një Shqypni si Italia (me Mafie) se sa një Shqypni si Zvicra (me ligje e regulla).
Kjo u bë edhe shkaku për këtë status mbi historikun e palestinezëve dhe marrëdhënieve aspak miqësore të hebrejve me palestinezët, me një këndvështrim personal dhe në kontekstin historik.
Ka dalë pak i gjatë për standardin e fcb por besoj që me pak durim ja vlen ta lexosh, ka vlera njohëse. Sepse është një hulumtim faktmbledhës bazuar nga materiale të botuara gjatë viteve nga mediat perëndimore.
Meqënëse nuk jam as politikan dhe as diplomat, nuk do përpiqem për të shkruar gjithmonë me kujdes, pra në drejtim të vetëçensurimit, dmth për të shkruajtur ashtu siç duhet “politically correct”.
Pra në një farë mënyre ja lejoj vetes të mos kem tabu. Nuk më pëlqen ajo: “se ashtu duhet”!
Po e filloj me një prolog për disa ngjarje që i kam jetuar vetë. Në Universitet kam patur, nuk mund ti them shokë se nuk para bëheshin shumë me nè, dy studentë palestinezë. Shumë ezmerë, lëkurëerrët.. tipik arab.
Disa të tjerë ishin tek mjeksia. Njëri ishte king, e pëlqenin edhe gocat, Abdyli, me një mustak të hollë dhe baseta, vishej dhe bukur. Të dy tepër seriozë, nuk para qeshnin dhe besoj mund të ishin nja katër-pesë vjet më të mëdhenj se mosha jonë.
Para tyre kishin ardhur shumë palestinezë të tjerë, jo për studime, por për tu trajnuar dhe stërvitur ushtarakisht, sidomos në fushën e përgatitjes dhe praktikës së lëndëve eksplozive.
Pra dikush me mentalitetin e sotëm mund të thotë që.. pregatiteshin për akte teroriste. Qeveria i quante: “vëllezërit tanë palestinezë”.
Nejse, pa e zgjatur, disa vite më vonë në fakultet një ditë pyes këtë kingun Abdylin, i them: Po mirë çu bë me ata patriotët e tu që kishin ardhur para ca vitesh në Tiranë ? Buzëqeshi.. – “ku e di ti” – më tha. – “Rrinin tek hotel Peza” – i thashë – “dhe vinin nga shkolla Sami Frashëri dhe na ngacmonin gocat”. “Shumë nga ata janë vrarë”- më tha.. -“në misione të ndryshme.. bashkë me vëllain tim”.- Në se e mbaj mënd mirë, një ditë mbas nja dy vjetësh, në vitin e tretë a të katërt të fakultetit, këta nuk erdhën më në leksione.
Me sa dëgjuam më vonë, nuk të jepte njeri informacion atëhere, qeveria jonë i kishte dhënë ultimatum të dilnin menjëherë jashtë Shqypnis, pra i kishte zbuar… si agjentë rusë, pra të Bashkimit Sovjetik. Kaq morrëm vesh. Nuk di gjë për fatin e tyre të mëvonshëm.
Tani, këtu më poshtë po hyj në temë. Janë disa fakte në formë pyetjeje, që mund ti bëjë kushdo nga ata që nuk vetëçensurohen dhe që ndofta kërkojnë përgjigje.
Është një këndvështrim duke bërë pak edhe atë avokatin e djallit. Psh pyetjet janë më tepër për ata njerëz dhe organizata që mbrojnë me pathos kauzën palestineze më tepër politikisht dhe thonë e besojnë se Palestina ka qenë themeluar shekuj më parë, dmth shumë më parë edhe nga prezenca aty e hebrejve dhe që kanë lënë gjurmë në histori dhe kanë të ruajtur një lloj trashëgimie kulturore. Atëhere pra sigurisht që këta do të jenë në gjëndje ti përgjigjen pyetjeve të tilla si psh:
– Kur u themelua shteti i Palestinës dhe nga kush?
– Cilët ishin kufijtë e shtetit?
– Cili ishte kryeqyteti i tij?
– Cila ishte baza e ekonomisë?
– Cila ishte forma e qeverisjes?
– A mund të përmëndni ndonjë udhëheqës palestinez përpara
Arafatit dhe myftiut të Jeruzalemit Amin Al Hussein.
– A kishin ndonjë parlament ose këshill të ministrave?
– A ka ndonjë libër palestinez përpara 1900 ?
– A mund të emërtoni ndonjë shkrimtar, piktor, skulptor, muzikant
palestinez etj përpara kësaj date?
– A ka ndonjë pjatë të kulinaris ose kostum etnik karakteristik palestinez?
– A kanë qenë fetar para pranimit të Muhametit?
– Cila ishte monedha e tyre? Ka ndonjë ekzemplar në ndonjë muzeum?
– Ata që ankohen e qajnë për fatin e palestinezëve të varfër dhe të pushtuar, a mund të thonë se kur ky shtet ishte i pa pushtuar, i lumtur, krenar, sovran e i pavarur?
– Nëse ata që quhen palestinezë nuk janë një konglomerat emigrantësh nga vendet arabe dhe nëse ata me të vërtetë kanë një identitet të përcaktuar etnik që ju siguron të drejtën e vetëvendosjes, a mund të shpjegoni pse nuk janë përpjekur të bëhen të pavarur nga vendet arabe që para humbjes shkatërruese në Luftën Gjashtë Ditore të 1967?
Pse e datojnë “pushtimin” nga 1967, kur edhe më parë këto “territore palestineze” qeveriseshin nga shtete të tjera, të tilla si Egjipti dhe Jordania, pra ishin të pushtuara nga to?
Historikisht rezulton që kudo ku kanë vajtur (i kanë çuar) palestinezët, aty janë shkaktuar trazira, konflikte kombëtare dhe shtetërore si në Jordani, në Irak, në Liban e gjetkë.
Pra ka shumë pyetje këtu, që mund të bëhen nga njerëz të ndryshëm dhe që ndofta nuk marrin përgjigje. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për Philistinët, një popull detar i ardhur nga Egjeu (një variant i Britannica thotë mundet të kenë ardhur nga Kreta, mbas qytetërimit Minoan reth 12 shekuj para krishtit) që fliste tjetër gjuhë dhe që u fut në tokat e sotme të Egjyptit, Izraelit e Libanit dhe më vonë u zhduk nga dyndjet dhe pushtimet e asirianve, babilonasve dhe persëve.
Mund të vazhdohet me të tjera pyetje.. jo shumë komode për ta. Psh:
– Përse nuk lindi një shtet palestinez në 1948 kur ja propozoi OKB-ja, ose edhe më vonë 20 vjet resht deri në 1967 kur Gazën dhe Bregun Perendimor të Jordanit nuk i kishte Izraeli? Nuk donin? Përse nuk donin?
– Si janë trajtuar refugjatët palestinezë nga vëllezërit e tyre arabë para 1967.. por edhe mbas ’67?
– A i njihni tmerret e “Shtatorit të Zi” në Jordani? Ndryshe njihet edhe si Lufta Civile Jordaneze. Ishte një luftë që u zhvillua në teritorin e Jordanisë kur luftëtarët e OÇP (Organizata për Çlirimin e Palestinës) nën udhëheqjen e Jasser Arafatit sulmuan ushtrinë jordaneze që komandohej nga mbreti Hysein nga 16 deri 27 Shtator 1970, për të vendosur aty pushtetin palestinez. Luftimet dalngadalë u fashitën vetëm në Korrik 1971.
Me mijra të vrarë. Në vëndet komuniste kjo luftë pothuajse nuk u përmend fare përveçse si një lajm, ashtu mes dy palëve ndërluftuese. Që nga ai moment u krijua organizata teroriste palestineze me emrin “Shtatori i Zi” që ka kryer rrëmbime avjonësh me pasagjerë e vrasje njerëzish të pafajshëm në të gjithë botën. Tjetër:
– A i njihni ngjarjet në kampin e refugjatëve të Tal el Zaatar në Beyrut të Libanit? Gjatë krizës dhe luftës civile në Liban në Gusht të 1976 refugjatët palestinezë te kampt Tal el Zaatar u armatosën dhe me forcë filluan të marrin nën kontroll ndërtesa qeveritare dhe godina banimi në Beyrut.
Pra donin të merrnin pushtetin duke përfituar nga kriza qeveritare në Liban. Masakër me mbi 3000 palestinezë të vrarë nga falangat libaneze dhe nga vetë luftëtarët e OÇP, me ndihmën edhe të ushtrisë siriane që u fut në Liban, pasi në atë kamp refugjatët palestinezë u konsideruan si fraksion opozitar i OÇP dmth i Arafatit.
Ndofta një pjesë e madhe e njerëzve nuk i mbajnë mënd këto, pa llogaritur moshën 40 vjeçare e poshtë që mund tju duken edhe gënjeshtra.
Ne i kemi jetuar, ashtu siç po jetojmë sot ngjarjet në Izrael dhe në Gaza. Për mendimin tim palestinezët janë shkaku, deri dje aty strehoej (do ketë akoma mbetje) organizata teroriste Hezbollah, që u shkatërua një shtet arab i lulëzuar siç ishte Libani të cilin në vitet ’70 e quanin Zvicra e Lindjes së Mesme. Në Gusht 1982 dëbimi masiv i palestinezëve nga Libani, ku kryeministri i athershëm i Greqisë A.Papandreu dërgoi tragetet greke për të evakuar me mijra luftëtarë palestinezë bashkë me Arafatin dhe i dërgoi në Greqi.
Tani, pa bëni një farë llogarie se mos ndofta ju del që më tepër palestinezë kanë vrarë vetë arabët se sa hebrejtë e Izraelit.
Dhe përmbi të gjitha, a e dini se nqs palestinezët do të kishin pranuar propozimin dhe planin e OKB-s, sot do të kishim dy popuj dhe dy shtete? Pra nuk do ndodhnin kaq lufta, nuk do derdhej kaq shumë gjak nqs arabët dhe palestinezët do ta kishin pranuar të drejtën e hebrejve për të patur edhe ata shtetin e tyre.
Pak njerëz e dinë këtë… dhe po aq pak njerëz dëshirojnë ta mësojnë. Palestinezët kanë marrë miliarda dollarë dhe euro ndihma pa fund nga gjithë bota, përfshirë edhe Izraelin i cili e furnizon Gazën akoma sot me ushqime, ujë dhe elektricitet kjo dihet.
Ndërkohë Autoriteti Palestinez nuk ka qenë në gjëndje të ndërtojë as edhe një spital modern të paktën, ose një strukturë tjetër sociale. Dhe vazhdojnë e qajnë në mizerjen e tyre. Të sëmurët rendë shkojnë në spitalet e Izraelit ose edhe në Jordani kur kjo i pranon gratis.
Palestinezët, ka mbi tre breza gjyshi + djali + nipi, mbi 60 vjet që jetojnë pa punuar, vetëm me ndihma nga ndërkombëtarët si dhe OKB-ja. Ndërkohë që liderët politikë palestinezë sot jetojnë në vila luksoze me pishina edhe në Gaza por sidomos në BirZeit afër qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor dhe këtë e dinë ata që duan ta dinë. Shumë nga ata njerëzit të cilëve ju referova në fillim, thonë që arabët palestinezë janë “të lindur palestinezë” ndërsa hebrejtë janë “pushtuesi” ose “kolonizatori”.
Izraelitët kur pyesin çdo palestinez si quhet të thonë menjëherë origjinën nga ka ardhur gjyshi i tij gjykuar nga mbiemri i cili është emër fshati. Mbi 80% janë nga Egjypti. Në fakt po të lexosh biografitë e udhëheqësve izraelitë dhe të atyre palestinezë, fillon e ndjehesh pak konfuz… sikur ngatarrohesh. Ja përse:
Fillojmë me udhëheqësit izraelitë:
– Benjamin NETANYAHU- lindur në 21 Tetor 1949 në Tel Aviv.
– Ehud BARAK- lindur në 12 Shkurt 1942 në Mishmar Ha Sharon, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
– Ariel SHARON- lindur në 26 Shkurt 1928 në Kfar Malal, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
– Ehud OLMERT- lindur në 30 Shtator 1945 në Binyamina-Giv’at Ada, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
– Jitzhak RABIN- lindur në 1 Mars 1922 në Jerusalem, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
– Jitzhak NAVON, president në 1977-1982. lindur në 9 Prill 1921 në Jerusalem, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
– Ezer WEIZMAN, president në 1993-2000. lindur në 15 Qershor 1924 në Tel Aviv, gjatë mandatit britanik të Palestinës.
Udhëheqësit palestinezë:
– Yasser ARAFAT-lindur në 24 Gusht 1929 në Cairo, Egjypt.
– Saeb EREKAT- lindur në 28 Prill 1955, në Jordani.
– Faisal Abdel Qader AL-HUSSEINI- lindur në 1948 në Bagdad, Iraq.
– Sari NUSSEIBEH-lindur në 1949 në Damask, Siria.
– Mahmoud AL-ZAHAR- lindur në 1945 në Cairo, Egjypt.
– Mahmoud ABBAS është figura e vetme i lindur në teritorin e Izraelit të sotëm, por që organizata Hamas nuk e pyet fare.
Atëhere.. çfarë kemi këtu, udhëheqësit izraelitë të lindur në Palestinë quhen “pushtues” dhe “kolonizatorë”. Ndërsa udhëheqësit palestinezë të lindur në Egjypt, Siri, Jordani e Irak… quhen “të lindur palestinezë vendali”.
Eeee.. këtu vërtet sikur fillon e ngatarohesh pak si shumë. Dhe më e keqja, nuk të sqaron njeri. Sepse ndërkohë që BE-ja i vendos sanksione Rusisë dhe e përjashton atë nga aktivitetet kulturore e sportive, Izraelin e lejon të marrë pjesë në çdo aktivitet europian, bilé për pak do dilte edhe fitues i EuroSong-ut. Paradoks! Pra dy kritere e dy standarde për të njëjtin problem.
Tani, palestinezët si duhet të ndjehen për këtë qëndrim të Brukselit, të lumtur apo të fyer? Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë, i thonë kësaj. Qëllimi është… Bindja!
Nuk ka qenë kështu!! Po ata që qahen e ankohen vetëm në fcb për masakrën që bëhet në Gaza nga izraelitët, çfarë thonë për këtë dyfytyrësi të Brukselit? Apo ashtu “është një punë” që unë nuk e kuptoj dot.
Le të ma shpjegojnë këta që e kuptojnë. Unë kuptoj vetëm diçka tjetër. Ndofta i ka ardhur radha vetë Brukselit të bëjë një “Perestrojkë” dhe me një rikthim në “Gllaznost”, se ka kohë që e ka anashkaluar.
VINI RE: Ky material është marrë nga rrjeti social Facebook me lejën e autorit.