Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë veprimi


Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi të mërkurën se Gjermania do të ndihmojë Ukrainën në zhvillimin e armëve të reja me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva në territorin rus, raportoi agjencia AFP.

Kjo deklaratë u bë gjatë një vizite zyrtare në Berlin të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ministrat tanë të Mbrojtjes do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi për prokurimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi, të prodhuara në Ukrainë,” tha Merz gjatë një konference të përbashkët për shtyp, pa përmendur emrat e kompanive të përfshira, përcjell The Guardian.

Ai theksoi gjithashtu se “nuk do të ketë kufizime në distancë, gjë që do t’i lejojë Ukrainës të mbrohet plotësisht, përfshirë edhe kundër objektivave ushtarakë jashtë territorit të saj.”

Sipas kancelarit gjerman, prodhimi i këtyre armëve do të mund të zhvillohet si në Ukrainë, ashtu edhe në Gjermani.

“Nuk do të japim më shumë detaje për momentin,” shtoi ai.

Merz e përshkroi këtë projekt si “fillimin e një forme të re të bashkëpunimit ushtarako-industrial mes vendeve tona, që ka potencial të madh.”