Vendosni fjalën kyçe....

Sot etapa e dytë e Turit Çiklistik të Shqipërisë, Shkodër–Elbasan, rrugët që bllokohen


Sot zhvillohet etapa e dytë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerarin Shkodër–Elbasan, të gjatë 188 kilometra. Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë 15 skuadra dhe 96 çiklistë nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët garojnë për fitoret individuale dhe ekipore.

Ky edicion përfshin pesë etapa dhe do të mbulojë një distancë totale prej 763 kilometrash në disa qytete të Shqipërisë.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Shtetit ka prezantuar një plan masash dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe mirëkuptim, sidomos për shmangien e qarkullimit në rrugët që do të përdoren nga çiklistët, sipas datave dhe orareve të përcaktuara.

ETAPA E DYTË

Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00