Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi miraton rezultatet për Tiranë, Durrës dhe Elbasan



Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Rezultatet konfirmojnë epërsinë e Partisë Socialiste, ndërsa koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti.

Tiranë:

  • PS: 230.157 vota

  • PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 164.316 vota

  • Partia Mundësia: 23.650 vota

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 16.520 vota

  • Partia Socialdemokrate: 14.781 vota

  • Lëvizja Bashkë: 13.381 vota

Durrës:

  • PS: 84.028 vota

  • PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 58.978 vota

  • Partia Mundësia: 4.100 vota

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 4.652 vota

Elbasan:

  • PS: 93.765 vota

  • PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 42.519 vota

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 6.302 vota

  • Partia Mundësia: 3.267 vota

Nga rezultatet bie në sy dominimi i Partisë Socialiste në të tre qarqet kryesore, ndërsa forcat e reja si Partia Mundësia dhe Nisma Shqipëria Bëhet kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash në Tiranë. Procesi i miratimit të tabelave nga KQZ është pjesë e hapave përmbyllës të certifikimit të zgjedhjeve.