
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi se në tetor 2026 Tirana do të presë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 92 shtete.
Ai e cilësoi këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në forcimin e drejtësisë dhe noterisë moderne në nivel global.
Manja theksoi se kjo ngjarje do ta vendosë vendin tonë në hartën botërore të drejtësisë.
Ai shtoi se organizimi i kësaj asambleje është një hap i rëndësishëm për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend.
Mesazhi i plotë:
Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!
Një tjetër moment historik për drejtësinë shqiptare: Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL) në tetor 2026, me pjesëmarrës nga 92 shtete të botës!
Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje të këtij niveli në fushën e noterisë, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër globale të diskutimeve për të ardhmen e këtij profesioni në epokën digjitale.
Ky është një vlerësim i drejtëpërdrejtë për reformën në drejtësi dhe për përkushtimin tonë për një noteri moderne, transparente dhe të sigurt, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë.
Një hap i madh përpara në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Një dëshmi e rolit tonë aktiv në mbrojtje të sundimit të ligjit.
Shqipëria po ngjitet aty ku i takon – në hartën botërore të drejtësisë!