Vendosni fjalën kyçe....

11 maji, PD i drejton 5 kërkesa Celibashit


Koalicioni opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin për qarqet ku janë miratuar tabelat e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Në kërkesën e opozuytës jamë renditur pesë pika ku kërkohen informacionë të thelluara mbi rezultatet dhe certifikimin e tyre nga KQZ-ja.

“Subjekti zgjedhor, koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM), për efekt të ushtrimit efektiv të së drejtës së ankimit të saj, ndaj vendimeve tuaja për miratimin e tabelave të rezultateve të miratuara nga ana juaj, kërkon nga KQZ – për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet, vënien urgjentisht në dispozicion të provave”, thuhet në kërkesën e PD-së.

5 kërkesat e PD-së drejtuar KQZ-së

      1. Raporti i kryqëzimit të të dhënave te PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark -Zonë Zgjedhore.

  1. Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ky i fundit në KQZ (Ose, në të kundërt, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht tek zgjedhësi,është kthyer nga DHL pranë KQZ-së)
  2. Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.
  3. Kopje e te gjitha Regjistrave të Posaçëm e çdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.
  4. Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në çdo QV dhe për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.