
Kreu i PL-së Meta ka firmosur nga qelia urdhin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit për çdo njësi e qendër votimi në qarkun Tiranë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që u rezistuan presioneve të atij që e quan “narkoshtet” dhe se nuk shitën votën, lirinë përballë makinerisë kriminale shtetërore.
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit. Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”
