Vendosni fjalën kyçe....

Vijon numërimi i votave preferenciale – gara e ngushtë mes emrave të njohur në PS dhe PD në Tiranë


Po vijon procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, me një interes të lartë publik për ecurinë e kandidatëve në listat e hapura. Gara mbetet tepër e ngushtë, si brenda Partisë Socialiste, ashtu edhe në radhët e Partisë Demokratike.

Në kampin socialist, spikat rivaliteti mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat po garojnë kokë më kokë për të siguruar mandatin përmes votave preferenciale. Një tjetër garë e fortë është ajo mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, me të dy kandidatët që ndodhen shumë pranë në numër votash.

Në kampin opozitar, në listën e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po konkurrojnë ngushtësisht, duke tërhequr vëmendjen për diferencën e vogël që i ndan.

Deri më tani janë numëruar 3.320 nga 42.402 votat e diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët. Procesi i numërimit është në vijim, dhe në orët në vazhdim pritet të ketë më shumë qartësi mbi renditjen përfundimtare të kandidatëve fitues.